Ky është Ramazan Kutra, i njohur si Dan Kutra, i cili këtë të mërkurë ka hyrë në banesën e familjes së ish-bashkëshortes dhe ka qëlluar me breshëri, ndaj të gjithë personave që kanë qenë të pranishëm në banesë.

 

Sipas burimeve të Klan News dyshohet se si pasojë e të shtënëve ka viktima dhe të plagosur.

 

Autori i krimit pas ngjarjes është larguar me makinën  tip “C Class” ngjyrë e zezë, ndërsa është shpallur në kërkim nga policia.

 

Ende janë të paqarta motivet e ngjarjes.