Gazetari, Lavdrim Lita u shpreh se takimi i Ramës në Itali pritet të jetë më i qetë dhe jo shumë i ngarkuar politkisht siç ishte takimi në Greqi.
''Është më i qetë. Nuk është i karikuar nga pikëpamja politike sic ishte me Greqinë për shkak të Fredi Belerit dhe çështjeve të tjera të hapura të Shqipërisë me Greqinë.
Kjo është më e qetë sepse marrëdhëniet e Shqipërisë me Italinë janë në ditët më të mira, sidomos nga pikëpamja italiane me marrëveshjen e arritur për sjelljen e emigrantëve afrikanë në Shëngjin.
Kjo është brenda turit të kryeministrit Edi Rama me Diasporën, takimi i dytë në Milano, takimi i tretë do jetë në Angli.
Dhe i katërti sic është programuar do jetë në Duseldorf të Gjermanisë.
Përtej mesazheve që do dëgjojmë ditën e nesërme, shpresojmë që të ketë një mesazh për votën e Diasporës sepse po flitet ndërkohë edhe në komisionin e Reformës Zgjedhore brenda komisionit të ligjeve ku kanë menduar se emigrantët të votojnë përmes postës dhe sigurisht kjo nuk është se i shmang të gjitha problematikat'', tha Lita në Ora News./Tema