Edhe pse u filmua duke kërcënuar një qytetar në mes të qytetit, kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonaj mohon ato që po përfliten.

 

Për mediat, ai tregon se personi me të cilin shfaqet në video, është njeri i tiji, duke specifikuar se është trajneri i fëmijëve të qytetit. Ndër të tjera, Gjonaj akuzon Partinë Demokratike se po e përdor videon që të vijë në pushtet.

Ai thekson se fakti që Policia nuk ndërhyri do të thotë se nuk ka pasur konflikt.

 

"Video është e sajuar. Qytetari është njeriu im, e ka sajuar PD, po e përdor. PD kërkon të vijë në pushtet me një video të sajuar. Personi me të cilin po flas është trajner sporti, është njeri im. Po diskutonim të hapnim stadiumin.  Nuk ka lidhje me fushatën, është e turpshme. Fakti që policia nuk ndërhyri do të thotë se nuk ka pasur konflikt"