Një e afërme e familjes në Paskuqan, ka dhënë një deklaratë për mediat, ku ka zbuluar se Dan Hutra personi që këtë të mërkurë ka qëlluar ndaj familjarëve të ish-bashkëshortes ka qenë i dhunshëm dhe për këtë arsye çifti ishte ndarë prej 7 muajsh.

 

Ajo po ashtu është shprehur se çifti ka një vajzë 4-muajshe.

 

Familjarja: Kanë 7 ose 8 muaj të divorcuar. Kanë një gocë 4-muajshe. Ai ishte… Në burg nuk e di a kishte qenë…

 

Pyetje: A kanë pasur konflikte?

 

E afërmja: Kush çift? Ajo për atë konflikt erdhi te baba. Ishte i dhunshëm, ishte me të meta mendore.  Goca ka qenë shumë e urtë, është gjynah me i rënë në qafë.