Dy gota në ditë me lëng boronice janë të mjaftueshme për të reduktuar rrezikun e goditjes në tru dhe sëmundjeve të zemrës, sipas një studimi të ri të kryer nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë.

Sipas studiuesve, polifenolet e vlefshme të lëngut, përbërës me efekt mbrojtës që forcojnë mbrojtjen natyrale të trupit, ofrojnë përfitime të rëndësishme për shëndetin tonë.

56 personat që morën pjesë në studim u ndanë në dy grupe dhe studiuesit u kërkuan atyre të ndiqnin një plan ushqimor të hartuar posaçërisht.

 

Gjysma e pjesëmarrësve përfshinin rreth 400 ml lëng boronicë të pa ëmbëlsuar në dietën e tyre ditore. Gjysma tjetër piu një lëng placebo, pra një lëng me ngjyrë dhe shije të ngjashme, por pa lëndë ushqyese.

Studiuesit matën treguesit kryesorë të shëndetit të pjesëmarrësve, si nivelet e presionit të gjakut, nivelet e glukozës në gjak dhe nivelet e lipideve në gjak.

Pas tetë javësh, grupi i boronicës së kuqe tregoi përmirësim në të gjithë treguesit e ekzaminuar. Sipas llogaritjeve të studiuesve, treguesit e përmirësuar korrespondojnë me një rrezik 15% më të ulët të goditjes në tru dhe një rrezik të reduktuar 10% të sëmundjeve të zemrës.

Ndër frutat që konsumojmë më shpesh, boronica e kuqe ka përmbajtjen më të lartë të polifenoleve në krahasim me mollën, rrushin apo qershinë./GazetaShqiptare