Përgjegjësi i Departamentit të Shëndetit Publik të Fakultetit të Mjekësisë pranë Universitetit Trakya, Prof. Dr. Galip Ekuklu tha se muaji i Ramazanit është një mundësi për të lënë cigaren.

 

Në një deklaratë për Anadolu, Prof. Dr. Ekuklu tha se produktet e duhanit si cigarja, cigarja elektronike, nargjileja janë të dëmshme për shëndetin.

 

Ai duke treguar se disa të varur nga cigarja në Ramazan menjëherë pas thirrjes së ezanit ndezin cigare, tha: "Është tejet e dëmshme të çelësh iftarin me cigare. Kur bëhet iftari me cigare, sekretimi i acidit në lukth rritet ndjeshëm, duke shkaktuar shqetësime në lukth. Bashkë me tymin edhe mushkëritë e bardha ndikohen negativisht nga kjo".

 

Dr. Ekuklu theksoi muaji i Ramazanit është një mundësi për të lënë cigaren.

 

"Të varurit nga cigarja një pjesë të gjatë të ditës e kalojnë pa cigare. Ekzistojnë lloje të ndryshme të varësisë ndaj pirjes së duhanit si varësia ndaj nikotinës, varësia psikologjike. Njerëzit që pinë cigare janë më të prekur nga varësia psikologjike. Të varurit në Ramazan duke agjëruar heqin dorë nga cigarja. Varësia ndaj nikotinës është problem serioz veçanërisht për ata që duan të heqin dorë nga cigarja. Nëse ka vendosur për ta lënë cigaren, muaji i Ramazanit mund të jetë mundësi për ta", tha dr. Ekuklu.

 

Ai shtoi se ata që duan të lënë duhanin duhet të veprojnë me vendosmëri absolute./AA