Kundërshtarja e Shqipërisë në Europian, Spanja ka publikuar listën me futbollistët e përzgjedhur. Trajneri Luis de la Fuente ka lënë jashtë mbrojtësin e Totenhemit, Pedro Porro dhe atë të Gironës, Migel Gutierrez. 

Portierët: Unai Simon, Raja, Remiro.

Mbrojtësit: Dani Karvahal, Hesus Navas, Laporte, Le Normand, Nacco, Vivian, Kubarsi, Grimaldo, Kukureja.

Mesfushorët: Rodri, Zubimendi, Fabian, Merino, Markos Jorente, Pedri, Aleiks Garcsa, Baena, Fermin Lopez.

Sulmuesit: Morata, Hoselu, Oyarzabal, Dani Olmo, F. Torres, Niko Uilliams, Lamine Jamal, Ayoze Perez.

Rikujtojmë që Spanja së bashku me Shqipërinë, Kroacinë dhe Italinë janë në grupin B, të quajtur ndryshe të ferrit. Shqipëria dhe Spanja do të përballen në datë 24 qershor në orën 21:00 në stadiumin Merkur Spiel-Arena, Dyseldorf./Tema