Trajneri i kombëtares shqiptare Silvinjo ka bërë publike emrat e futbollistëve që do të marrë me vete një Gjermani, ku Shqipëria do të luajë për herë të dytë në një kampionat Europian.
Nuk ka shumë surpriza në përzgjedhjen e Silvinjos. Ajo që bie në sy është se braziliani ka grumbulluar edhe Arbër Hoxhën, një lojtar mjaft premtues.
Ndërkohë ka mbetur jashtë liste Sokol Cikalleshi dhe Myrto Uzuni, të cilët mesa duket do të jenë të sakrifikuarit për këtë turne./vizionplus