Dan Hutra, 40-vjeçari që qëlloi ditën e sotme, familjarët e ish-bashkëjetueses, mësohet se para se të shkonte në banesën e ish-partneres dhe të hapte zjarr, fillimisht ka plagosur me thikë ish- të dashurën e tij në Astir, dhe i ka grabitur asaj paratë.
Sipas gazetares Klodiana Lala, Marjana Gurakuqi, akuzon Hutrën për dhunë ndaj saj
“Marjana Gurakuqi, 40 vjeçe është plagosur nga Hutra. Ajo tha se ishte dhunuar nga ish-i dashuri i saj”, bën me dije Lala.
Më pas Hutra është drejtuar për në banesën familjes Hysja, ku ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).
Autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.