Një kapiten me detyrë në Forcat e Armatosura të Gjermanisë u dënua me 3.5 vite burg me arsyen se ka kryer spiunazh për Rusinë.

Gjykata e Lartë e rajonit Düsseldorf njoftoi se oficeri 54-vjeçar është gjetur fajtor për dhënien e informacioneve të ndjeshme ushtarake Rusisë.

Gjykata njoftoi se oficeri u dënua me 3.5 vite burg.

Oficeri, i cili pranoi krimin e tij në gjykatë, u arrestua më 9 gusht të vitit 2023.

Mësohet se në periudhën që spiunonte në favor të Rusisë kapiteni ishte anëtarë i Partisë Alternative për Gjermaninë (AfD) të ekstremit të djathtë dhe se ai më pas dha dorëheqje nga anëtarësimi në parti./aa