Motra e zv/kryeministres Belinda Balluku ka kaluar në vetting prokuroren Mariola Mërtiri, pavarësisht lidhjeve me personat e përfshirë në aferën e inceneratorëve, problemet me pasurinë dhe ato të profesionalizmit.

Konfirmimi në detyrë i prokurores, kunatë e Mirel Mërtirit dhe Stela Gugalljas, është dëshmi e qartë se si ministrja Belinda Balluku ndikon tek e motra për konfirmimet e prokurorëve që e kanë favorizuar atë edhe pse nuk plotësojnë kriteret e nevojshme.

 

 

Por shkeljet flagrante të motrës së Belinda Ballukut nuk janë lënë pa u vënë re nga vëzhguesit ndërkombëtare. Bazuar në rekomandimin e tyre, Komisionerja Publike, Irena Nino i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të ndryshojë vendimin për prokuroren Mariola Mërtiri pasi thekson se hetimi i Komisionit dhe vlerësimi i fakteve të bëra nga KPK kishte mangësi.

 

Mërtiri u konfirmua me shumicë votash më 21 dhjetor të vitit që shkoi dhe kryetarja e KPK-së Pamela Qirko arriti në konkluzionin se problemet e gjetura ishin sqaruar dhe se Mërtiri kishte arritur nivel të besueshëm në të tre kriteret e rivlerësimit, pavarësisht se “prokurorja e afërt me njerëzit e inceneratorëve dështoi të kalonte testin e moscënimit të besimit të publikut”.

 

 

 

Në ankim përmendet fakti se bashkëshorti i Mariola Mertirit ka punuar për kompaninë e inceneratorëve dhe prokurorja dhe bashkëshorti kanë përdorur automjete të personave të tjerë të shpallur në kërkim apo të arrestuar për këtë aferë, është përfshirë në ankim.

 

Komisionerja duke u nisur nga rekomandimi i ONM, vë në dukje se prokurorja kishte detyrim deklarimin e kontakteve dhe lidhjeve me personat e përfshirë në aferën e inceneratorëve edhe pas periudhës së deklarimit por të paktën nisur prej vitit 2018 kur afera u denoncua publikisht.

 

5 nga 6 vendimet e firmosura nga Pamela Qirko të ankimuara nga operacioni ndërkombëtar i monitorimit janë zhbërë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, që ka hedhur poshtë gjetjet e Komisionit të Pavarur te Kualifikimit, ndërsa rasti I prokurores Mariela Mërtiri pritet të shqyrtohet.

Emërimi i Pamela Qirkos në krye të KPK-së është rasti me flagrant i kapjes së drejtësisë nga pushteti ekzekutiv.

 

Pamela Qirko është shumë e fuqishme, sepse jo vetëm ka të drejtën e votës në trupën e vettingut, por si kryetare e KPK kontrollon edhe shortin e gjithë gjyqtarëve që shqyrtojnë dosjet./BW