Kontigjentet shqiptare, pjesë e Komandës Perëndimore në Kosovë, u bashkuan në ceremoninë e dorëzimit të flamurit dhe vazhdimin e misionit si pjesë e KFOR.

 

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh se ky është një akt simbolik që tregon solidaritetin dhe bashkëpunimin e forcave tona ushtarake dhe angazhimin maksimal për të ruajtur paqen dhe sigurinë në rajonin e Kosovës.

 

“Si vlerësim për përkushtimin dhe aftësitë e tyre, efektivët tanë u nderuan me medalje për kontributin dhe rolin e rëndësishëm në këtë mision”, theksoi Peleshi.