Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, e nënta radhazi, u shoqërua me momente tensioni. Mbështetësit e Rithemelimit hodhën bomba molotov drejt godinës së Bashkisë. Një prej shisheve molotov goditi fillimisht një shtyllë dhe u kthye duke rënë te gazetarët dhe operatorët që po mbulonin protestën./BalkanWeb