Kandidati i koaliconit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, kryeson me 2463 vota ose 49.27%. Nga ana tjetër, kandidati i PS-së, Jorgo Goro ka 2392 vota ose 49.27%.

 

Këto janë të dhënat më të fundit, që vijnë pasi janë numëruar 22 qendra votimi nga 36 që ka në total kjo bashki.

 

Më herët, është ndërprerë procesi i numërimit dhe simpatizantë të Fredi Belerit janë mbledhur nga ana e pasme e stadiumit duke qëndruar në pjesën ku po zhvillohet procesi i votimit.

 

Sipas Klan News, në momentet e para ata kanë filluar të festojnë sepse në kutitë që kanë mbetur ata pretendojnë se janë kuti të bastionit të fundit dhe po pretendonin fitoren, ndërkohë që ka pasur një tensionim të situatës për faktin se numëruesit e PS-së kërkuan kohë dhe kërkuan pushim dhe ka pasur diskutime mes të gjitha palëve.

 

Sekretari i kësaj KZAZ-je që është i koalcionit “BF”ka komunikuar herë pas here me kryebashkiakun aktual, Jorgo Goro ka kërkuar numërimin e e votave.

 

Megjithatë, procesi i numërimit të votave ka nisur normalisht.