Është rritur në 36.096 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza informoi lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 235 ditësh ndaj Rripit të Gazës.

Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës janë kryer 5 "masakra", ndërsa në këto sulme kanë humbur jetën 46 palestinezë dhe janë plagosur 110 të tjerë.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori e deri më tani numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 36.096 ndërsa i të plagosurve në 81.136.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve dhe se ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak se pengohen nga forcat izraelite./aa