Të paktën 9 palestinezë janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur në sulmet e ushtrisë izraelite në pjesën veriore dhe qendrore të Rripit të Gazës.

Sipas informacioneve të marra nga burime spitalore, 6 persona kanë humbur jetën dhe shumë persona janë plagosur pasi avionët luftarakë dhe artileria izraelite sulmuan shtëpitë përreth spitalit "Kemal Advan" në Beit Lahiya, në veri të Rripit të Gazës.

Ndërsa pati të vdekur dhe të plagosur në sulmin e ushtrisë izraelite që synonte shtëpitë në Kampin e Refugjatëve të Falluja-s, që ndodhet afër qytetit të Jabalia-s, një grua humbi jetën në sulmin në perëndim të qytetit Beit Hanoun.

Sipas gazetarit të Anadolu-t në rajon, forcat izraelite përparuan drejt kryqëzimit Abu Sharh njëkohësisht me sulmet e tyre në Jabalia ndërsa snajperët dhe mjetet ajrore pa pilot hapën zjarr mbi shtëpitë brenda kampit.

- Izraeli zgjeron pushtimin e tij në Gazën qendrore

Teksa dy palestinezë u vranë në sulmin e Izraelit ndaj një shtëpie në kampin e refugjatëve Al-Burayj në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, 2 palestinezë u plagosën pasi një automjet civil dhe një shtëpi pranë plazhit Nuseyrat u vunë në shënjestër të avionëve zbulues.

Thuhet se automjetet ushtarake izraelite përparuan në lindje të kampit të refugjatëve Al-Maghazi të shoqëruara me sulm intensiv artilerie. Shumë shtëpi në rajon u goditën ndërsa buldozerët izraelitë shkatërruan tokat bujqësore në brezin kufitar në lindje të kampit.

Sipas dëshmitarëve okularë, automjetet ushtarake izraelite hapën zjarr mbi shtëpitë në rajonet lindore dhe veriore të kampit të refugjatëve Al-Burayj, rreth aksit Mughraqa, Jahruddiyk dhe Netzarim.

Si pasojë e shënjestrimit të një shtëpie në zonën Beni Amir të rrethit Deraj të Gazës ka pasur te vrarë dhe të plagosur.

Ndërsa juglindja e lagjes Zeitoun në lindje të qytetit të Gazës dhe zonat në jug të qytetit u vunë në shënjestër të zjarrit intensiv të artilerisë, përleshjet shpërthyen midis grupeve të rezistencës palestineze dhe forcave izraelite./aa