Në rrugën Vilë-Bashtovë-Spille ka filluar asfaltimi i saj, për ta përfunduar këtë aks përpara muajve të fluksit turistik.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga puna për rehabilitimin e kësaj rruge.
“Vijon puna në rrugën Vilë Bashtovë – Spille, një tjetër magji e natyrës shqiptare për vizitorët e turistët gjithnjë e më të shumtë”, shkruan Rama.
Rruga Vilë-Bashtovë-Spille pritet të sjellë zhvillim të turizmit dhe rritjen e punësimit. Pavarësisht problemeve të hasura gjatë procesit, të cilat sollën vonesa në kryerjen e punimeve, pritet që ky projekt të përfundojë përpara muajve të fluksit të turistëve.
Vilë- Bashtova në Kavajë dhe Spilleja në Rrogozhinë janë dy zona turistike, që tërheqin turistët vendas e të huaj. Me ndërtimin e rrugës së re, turistët që do të vizitojnë këto zona turistike do të kenë një infrastrukturë më të mirë për t’i vizituar./ata