Përdorimi i celularit gjatë ushqyerjes së fëmijës vret kujtesën. Për pediatren Lira Gjika, e ftuar në një intervistë televizive, ka treguar se një nga vështirësitë është ta bësh fëmijën të flasë, pasi koha kur fëmija është në kulmin e gjuhës arrin deri në moshën 9-vjeçare.

"Nuk është e lehtë të bësh një fëmijë të flasë, sidomos në moshën 4-5 apo 6 vjeç edhe pse i di fjalët, sërish nuk ka kurajon që të besojë tek vetja që po thotë fjalën e duhur. Ne për fat të keq i gënjejmë fëmijët, dhe ky është një problem madhor”, tha Gjika.

Me celular në dorë, ‘‘Mbaje t’keqen mami‘‘, ‘‘Hë ha tani‘‘ janë disa nga frazat që prindërit përdorin për të ushqyer fëmijët. Përdorimi i celularit vret kujtesën, i këtij mendimi është pediatrja Gjika kur thotë se mungon durimi për t’u kujdesur për fëmijën.

Një nga të këqijat më të mëdha. Të ushqyerit të fëmijës me celular në dorë është një gabim i madh, i vret memorien fëmijës. Nëse ushqehet me celular, fëmija nuk mban mend asgjë madje nëse hëngri apo jo. Pra i vret pikërisht ato mekanizmat e parë që janë themeli i njohjes. Ky padurimi, bezdia që kemi në rritjen e fëmijëve është për të ardhur keq”, tha Gjika.

Për t’u bërë prind nuk duhet diplomë, por për të rritur fëmijë të mirë kërkohet një përgjegjësi e madhe./Sot