Të gjithëve na ndodh shpesh. Keni ngrënë tepër ose keni ngrënë më vonë se zakonisht dhe ndjeni urth ose fryrje. Mund të ndodhë që diçka që keni ngrënë po shkakton vështirësi në tretje.

Në vend që të vuani pas ngrënies, mund të provoni të vendosni ndonjë nga 3 erëzat në recetat tuaja dhe të shmangni fryrjen.

Xhenxhefil

Ylli i erëzave rekomandohet nga të gjithë ekspertët dhe nuk është çudi. “Xhenxhefili mund të përdoret për të reduktuar fryrjen dhe gazrat. Ai përbëhet nga komponentë fenolik, të njohur për efektivitetin e tyre në irritimet e zorrëve,” shpjegon Katherine McNamara, dietologe klinike në Westchester Medical Center. Ajo sugjeron ta vendosni në salca ose kur skuqni patate, ndërsa gastroenterologia Jacqueline Wolf shton se xhenxhefili në ushqim parandalon marramendjen gjatë shtatzënisë.

Kanella

Kanella është një erëz që mund të përdoret si në receta të ëmbla ashtu edhe në të kripura. Kontribuon në funksionimin e qetë të sistemit të tretjes dhe mban nivele të qëndrueshme të sheqerit në gjak. Dhe zëvendëson sheqerin, një përbërës që nuk është më i miri për tretjen tuaj.

Shafran i Indisë

Substanca kurkumin që gjendet tek shafrani i Indisë redukton dhimbjet e barkut, gazrat dhe fryrjen. Është erëza kryesore anti-inflamatore dhe mund ta përfshini në smoothie, në salcat e sallatave dhe në pulën e pjekur dhe patatet tuaja të preferuara./GazetaShqiptare