Në shtetin federal New Mexico të SHBA u rrëzua një avion luftarak F-35.

Zëdhënësi i prodhuesit të avionëve "Lockheed Martin", njoftoi se avioni luftarak F-35 që fluturonte nga Teksasi në Kaliforni u rrëzua.

Ai tha se avioni luftarak F-35 u rrëzua teksa po ndiqte destinacionin e tij në afërsi të aeroportit ndërkombëtar "Albuquerque" pas furnizimit me karburant në bazën ajrore "Kirtland" në New Mexico.

Zëdhënësi tha se në vendngjarje u dërguan epiket shëndetësore. Sipas tij, piloti i vetëm në avion u dërgua në spital dhe i njëjti është në gjendje të rëndë.

Ndërkohë nuk është ndarë informacion në lidhje me arsyen e rrëzimit të avionit./aa