Një ngjarje e rendë ka ndodhur në fabrikën e prodhimit të makinave të Mercedes Benz në Sindelfingen të Gjermanisë, mëngjesin e së enjtes.

 

Policia mbylli vendin e ngjarjes, ndërsa mbërritën dy helikopterë dhe disa mjekë.

 

Një person ka mbetur i vdekur ndërsa një person tjetër është në gjendje të rëndë, sipas burimeve policore.

 

Ende nuk dihet motivet e sulmit, ndërsa autori është arrestuar.

 

Policia shkroi në Twitter pak para orës 9 të mëngjesit se operacioni po vazhdonte në ambientet e fabrikës dhe se policia dhe shërbimet e urgjencës ishin në vendngjarje.