Pastrimi i liqenit të Fierzës është vënë në rrugën e zgjidhjes. Ne Kukes ka mberritur nje anije ekologjike e destinuar per pastrimin e mbetjeve në siperfaqet ujore. Dy kapitene kanë ardhur nga Sllovakia për të kryer këtë proces pastrimi që bëhet për herë të parë në vendin tonë. Pas grumbullimit, ndahen mbetjet e riciklueshme dhe pjesa tjeter dergohet ne vendepozitim.

Kapiteni i anijes Ondrej Vanek shprehet se “procesi i pastrimit të liqenit përbëhet nga dy pjesë.  Pjesa e parë është mbledhja e mbeturinave lundruese nga varka jonë.  Kur anija është plot, ne shkarkojmë ngarkesën në një kamion dhe mbeturinat merren për ndarje të mëvonshme. Unë kam 5 vjet që punoj me “Everwave”. Ne kemi tre anije.  Njëri punon në Tajvan, i dyti në Kamboxhia dhe i treti në Ballkan”.

Pjesa me e madhe e plastikes vjen nga dy burimet kryesore qe furnizojne liqenin, Drini i Bardhe nga Kosova dhe Drini i Zi nga Maqedonia e veriut, ndaj dhe projekti i pastrimit shtrihet dhe ne shtetet fqinje. Anija do te qendroje per nje periudhe dy vjecare ne Kukës dhe është financim i qeverise gjermane me vlere 180 mije euro që zbatohet nga shoqata gjermane “everwave”./Shqiptarja