Pjesa më e madhe e konsumatorëve mendojnë se ruajtja e disa ushqimeve në frigorifer, i bën ato më jetëgjatë.
Ky është një perceptim i gabuar.
Testi i Nuhatjes
Çdo ushqim, i gatuar ose jo preket nga mikrobet të cilat jo domosdoshmërisht e bëjnë ushqimin të ketë aromë apo shije të keqe.
Por hunda nuk do ju gënjejë kurrë. Nëse nuhasni një aromë të çuditshme e të pakëndshme, atëherë mos e konsumoni.
Majoneza
Nëse ushqimet me majonezë, ose vetë kavanozi i hapur është lënë në ambient të hapur për më shumë se 8 orë, atëherë ato nuk janë të sigurta për konsum.
Gjalpi
Gjalpi mund të prishet lehtë si nga nxehtësia, ajri apo drita.
Nëse e fusni në frigorifer direkt pas blerjes, ai është i sigurt për konsum deri në 2-3 javë.
Nëse do ta ruani në ngrirje, mbështilleni me qese plastike dhe mund ta ruani për 9 muaj.
Qumështi
Bakteret shumohen ndjeshëm tek qumështi, ndaj nëse ai ka aromë dhe shije të keqe hidheni menjëherë.
Në frigorifer, qumështi zgjat për 2 javë ndërsa në ngrirje për 2-3 muaj.
Djathi
Djathërat e fortë qëndrojnë gjatë por nëse zënë myk atëherë mos i konsumoni. Këtu përjashtohet djathi francez i quajtur me myk.
Djathërat më të butë mund të zgjasin për disa muaj.
Djathi kremoz është i konsumueshëm për 2-3 javë, ndërsa gjiza dhe djathi i butë janë të ngrënshëm për 10 ditë.