Autoriteti i Konkurrencës është vendosur në qendër të kritikave nga deputetët e komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, për shkak se nga 10 rekomandimet e rezolutës së miratuar nga Kuvendi gjatë vitit të kaluar, 4 prej tyre nuk janë realizuar dhe që lidhen me hetime të papërfunduara për tregun e qumështit, tregun e ushqimeve të shportës, karburanteve, telekomunikacionit dhe materialeve të ndërtimit.

“Në muajin shkurt është hapur hetim për tregun e qumështit por nuk ka një vendim për një vendim të thelluar për këtë hetim paraprak dhe  pse rezulton se produktet e qumështit kanë një rritje me 38 për qind. Gjithashtu s’ka vendime për tregun e grurit, orizit, sheqerit, nuk jepen arsye pse s’ka hetim te thelluar dhe shihet se me rënien euros edhe çmimet e importit kane rene por ne fakt çmimet e konsumit ose kane qëndruar ne vend ose janë rritur. Si është qëndrimi juaj në lidhje me paketën e shportës?

Kreu i Autoritetit të Konkurrencës bëri me dije se ku është aktualisht situata me këto hetime, duke theksuar se nuk ka një kohë të caktuar për të dhënë një vendim.

Denar Biba, kryetar i Autoritetit të Konkurrencës:

“Ne lidhje me monitorimin e tregut të qumështit dhe ushqimeve, hetimi është vijues. Kemi mbyllur hetimin me produktet oriz sheqer, tek qumështi hetimi vijon. Ne mund të na kryqëzoni për kohëzgjatjen e hetimeve, por s’mund të bëhen në kohë të shkurtër dhe nëse e humbet koherencën. Hetimet tona zgjasin. Ne kemi ato kapacitete që kemi.  Ne tregun e produkteve ushqimore, asnjë kompani s’kishte pozitë dominuese. Nuk gjetëm shenja dhe evidenca për marrëveshje të ndaluar që do të na lejonte të progresonim për një hetim paraprak”.

Gjatë vitit 2023Autoriteti i Konkurrencës ka arkëtuar 46.2 milionë  lekë nga procedurat e përqendrimeve dhe nga gjobat. Referuar raportit të këtij institucioni, janë realizuar 15 monitorime dhe kryer 8 procedura hetimore në tregjet me pozitë dominuese/koncensionet./Tema