Një familje kineze adoptoi një ‘qenush’, por dy vjet më vonë zbuluan se në të vërtetë ishte një ari.

 

Su Yun, e cila jeton në një fshat jashtë qytetit të Kunming në Provincën Yunnan, bleu atë që besonte se ishte qenushi “Mastiff Tibetan”, raporton nypost.

 

Mastiffs tibetiane janë qen të mëdhenj me lëkurë të trashë dhe ngjyrë të zezë e kafe. Meshkujt mund të peshojnë deri në 68 kilogramë.

 

 

 

Pronarja kishte dyshuar në oreksin e tij pasi brenda ditës hante një kuti frutash dhe dy paketa me kofsha.

 

Dy vjet në vazhdim, ai fitoi 113 kilogramë dhe po bëhej gjithnjë e më i madh. Kur gruaja vuri re aftësinë e pazakontë të kafshës për të ecur në dy këmbë, mbeti pa fjalë.

 

Reklama

 

Su informoi autoritetet kineze, të cilët shpejt e identifikuan si ariun e zi aziatik, i cili klasifikohet si një specie e cenueshme.

 

Ndryshe, ariu aziatik i gjinisë mashkullore, i njohur edhe si ariu i Himalayan ose Bear Moon, mund të peshojë deri në 181 kilogramë. /Telegrafi/