Eksporti i domateve vijon rritjen duke qenë konkurrues në tregun ndërkombëtar me cilësinë e lartë dhe varietetet e përmirësuara.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj tha se, rritja me 2 herë e eksportit të domateve gjatë periudhës janar-prill 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, tregon performancën pozitive të sektorit bujqësor.

Sipas saj, treguesit pozitivë garantojnë prodhim për konsum të brendshëm dhe eksport.

Referuar të statistikave zyrtare, domatja renditet në vendin e parë në grupin e produkteve bujqësore më të eksportuara./ata