Në portin e Durrësit ka nisur sot puna për përpunimin e mallrave për vitin 2024.
Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se në kalatën nr.6 të portit po përpunohet anija konteinerike “Rijnborg”, e cila po ngarkon 653 njësi konteinerike.
“Anija “Rijnborg” lundron nën flamurin e Holandës, ka një gjatësi prej 176 m, gjerësi rreth 24 m dhe GT prej 16,506 t”, theksoi APD.
Me vënien në funksion të sistemit operativ online Navis 4, ofrohet një standard i ri pune në fushën e përpunimit të kontejnerëve në portin e Durrësit.
Porti i Durrësit është më i madhi në vend. Anijet tregtare që transportojnë mallra nga/drejt Durrësit kanë lundruar deri tani nga/drejt 67 porteve në 24 vende të botës./ata