Jennifer Lopez e ka anuluar turneun e saj në Amerikën e Veriut 2024. Kështu njoftuan përfaqësuesit e “Live Nation”.
“Jennifer ka nevojë për pushim për të qenë me fëmijët e vet, familjen dhe miqtë e ngushtë”, thanë ata në një deklaratë.
Turneu do të ishte i pari i saj në pesë vjet, në mbështetje të albumit të saj të parë solo në një dekadë - "This is me... Noë" si edhe të filmit shoqërues të tij.
Turneu ishte planifikuar të fillonte më 26 qershor në Orlando, Florida dhe të përfundonte në Hjuston më 31 gusht.
“Live Nation” tregoi se pjesëmarrësit që blenë bileta përmes Ticketmaster do të rimbursohen automatikisht.
Lopez e dha deklaratën e saj për ndjekësit në uebsajtin dhe buletinin e saj “OntheJLo” duke shkruar: “Jam shumë zemërvrarë dhe e shkatërruar që po ju zhgënjej. Ju lutem, dijeni se nuk do ta bëja këtë nëse nuk do ta ndieja se ishte absolutisht e nevojshme.”
Ajo vazhdoi: “Unë premtoj se do ta kompensoj dhe do të jemi sërish bashkë. Ju dua shumë të gjithëve. Deri herën tjetër…”
"This is me... Noë" u publikua në fillim të këtij viti, 20 vjet pas albumit të saj të suksesshëm "This is me... Then".
Lopez i tha AP se albumi i ri ishte një "mrekulli" dhe "një shans i dytë. Dhe do të doja ta kapja këtë moment në kohë, ashtu si ai album e kapi atë moment në kohë.”/SyriNet