Thuhet se Adele po planifikon të kthehet në Londër pasi të përfundojë koncertet e saj në Las Vegas në muajt e ardhshëm.
Këngëtarja 36-vjeçare dhe bashkëshorti i saj 42-vjeçar Rich Paul blenë një rezidencë 58 milionë dollarësh në Beverly Hills në pronësi të Sylvester Stallone dy vjet më parë, por e kanë shkatërruar pjesën më të madhe të saj dhe po e rindërtojnë.
Adele u transferua në Los Angeles në vitin 2016. Por tetë vjet më vonë ajo po rinovon rezidencën së saj që do të përfundojë së shpejti,
dhe duket se këngëtarja fituese e Grammy po kërkon të bëjë një ndryshim të madh në jetën e saj.
Asistentja e saj, Rose Moon, u transferua në Britani të Madhe disa javë më parë dhe aktualisht po organizon kthimin e këngëtares, sipas një raportimi në The Sun.
Për kthimin e yllit në Londër, një burim tha: “Është e gjitha pjesë e një rikthimi më të gjerë në shtëpi dhe sapo shfaqjet e saj në Las Vegas të mbarojnë në nëntor, ajo tha se do të kthehet. Rose tashmë është kthyer në Britani të Madhe dhe Adele do ta ndjekë atë. Njësoj si
pas një futbollisti që i mbaron kontrata, edhe Adele po kthehet në vendlindje”.
Burimi tha se Adele do të mbetet përgjithmonë një britanike.
Adele aktualisht po bën një pushim nga performanca live për të pushuar përpara se të kthehet në Shtetet e Bashkuara për të nisur shfaqjen e saj ‘Vegas Weekends With Adele’ në tetor./BalkanWeb