Disa nga fotot më të paharrueshme të Princeshës Diana, si “fustani i saj hakmarrës” që theu protokollin mbretëror dhe shtrëngimi i duarve me një pacient me AIDS që ndryshoi mënyrën se si bota i trajtonte ata, janë ekspozuar në një ekspozitë të re në Londër.
Ekspozita, e cila po mbahet në Dockside Vaults në veri të Tower Bridge të Londrës dhe zgjat nga 25 maji deri më 2 shtator, gjurmon jetën e Dianës si një humanitare, një nënë dhe një ikone mode.
Shfaqet një përzgjedhje e kujdesshme e punës nga fotografi i njohur mbretëror Anwar Hussein, 85 vjeç, i cili nisi të fotografonte Dianën kur ajo ishte 19 vjeç, sipas CNN.
“Në fillim, disa më thanë ‘nuk mund të bësh fotografi të mbretërve’,” tha Anwar për CNN përpara nisjes së ekspozitës.
“I thashë, pse jo? Unë dua një ndryshim.’ Unë isha duke bërë fotografi rock and roll – Bob Marley, Elton John, The Beatles. Dhe pastaj u lodha me këtë”.
CNN intervistoi dy djemtë e Anwarit, Samir, 45 vjeç dhe Zak, 43. Dyshja kanë ndjekur hapat e babait të tyre për t’u bërë fotografë mbretërorë, duke bere virale fotot e brezave të rinj të familjes mbretërore.
“Diana me të vërtetë e zbuti trendin, veçanërisht për mbretërit. Ajo ndryshoi kaq shumë dhe gjërat që tani shihen si normale, si ajo që veshin Kate apo Meghan, ishte me të vërtetë Diana ajo që e ndryshoi të gjithë këtë”, tha Samir.
Fotoja e "fustanit te hakmarrjes" u realizua në një festë të Vanity Fair në të njëjtën ditë që Charles pranoi publikisht tradhtinë bashkëshortore.
“Shumë njerëz nuk menduan se ajo do të dilte jashtë, dhe më pas ajo doli duke u dukur si ‘një milion dollarëshe’ dhe bëri një deklaratë vërtet të madhe, “Nuk do të fshihem, do të vijoj, të jem unë”, shtoi Zak.
Për Anwarin, është një foto shumë ndryshe që i bie në sy.
“Kjo ishte e preferuara e Dianës,” tha ai, duke parë një foto te Dianes duke perqafuar nje pacient me kancer gjatë një udhëtimi në një spital në Lahore të Pakistanit, në vitin 1996.
“Djali ishte i verbër. Ajo ndjeu erën e të gjitha këtyre kimikateve që kishin përdorur, por nuk i interesonte dhe e përqafoi atë”, tha Anwar.
“Më vonë, ai vdiq dhe ajo ishte shumë e trishtuar për të. Kjo tregon anën e saj humanitare.”
Gjatë viteve, Anwar dhe djemtë e tij kanë bërë qindra mijëra foto të familjes mbretërore. Megjithatë, ekziston një fjalë që duket se përmbledh imazhet e shfaqura: Trashegimi.
“Ne nuk donim që (ekspozita) të ishte e diskutueshme. Ne donim që ajo të ishte një festë e jetës së Dianës dhe trashëgimisë së saj”, tha ai.
“Ne kemi pasur ‘The Crown’, kemi pasur filma për Dianën, kështu që duket sikur po e perjeton nje brez krejt i ri.
Dhe për Samirin dhe Zakun, babai i tyre ka pasur gjithashtu një ndikim të thellë në jetën e tyre, diçka që ilustrohet nga dy foto pothuajse identike, por çuditërisht të ndryshme, të ekspozuara në një pjesë tjetër të ekspozitës.
Në foton e parë, të realizuar në vitin 1992, Diana ulet e vetme përballë Taj Mahalit në Indi, kostumi i saj i kuq dhe vjollcë, i projektuar nga Catherine Walker, në sfondin e mauzoleumit prej mermeri të bardhë fildishi.
Anwarit iu tha në ditën e vizitës në Taxh Mahal se Charles kishte evente të tjera, kështu që Diana shkoi pa të, thotë Zak, duke kujtuar kujtimet e babait të tij.
“Ajo përfundoi duke pozuar para saj, përpara këtij monumenti të dashurisë”, tha ai. “Mjaft shpejt më pas, ata njoftuan ndarjen e tyre.”
Rreth 24 vjet më vonë, Zak u kthye ne te njejtin vend për të fotografuar Princin William dhe gruan e tij, Catherine.
“Kishte shumë spekulime. A do ta rikrijonin foton e Dianës atje?” tha Zak.
“Ata arritën dhe u ulën në stol, por këtë herë janë dy persona që janë shumë të dashuruar”.
Në shumë mënyra, ekspozita është një letër dashurie për dy familje: Huseinët pas objektivit, breza të shumtë të mbretërve përpara saj.
“(Babai ynë) nuk ka bërë kurrë diçka të tillë më parë”, tha Samir.
“Ai po vazhdon tani, ai është pak më i vjetër dhe mendoj se ai me të vërtetë donte të bënte një festë për atë që kishte bërë dhe një festë për atë si person.”
Në një deklaratë, Anwar tha: “Jam i kënaqur që imazhet e kapura, si dhe ato të djemve të mi, po kthehen në shtëpi në Londër për të njohur dhe përkujtuar një grua kaq të mrekullueshme dhe djemtë e saj”.
Biletat për ekspozitën, të cilat fillojnë nga 17 £ (rreth 22 dollarë), përfshijnë një turne audio 60-minutësh./TopChannel