Kinemaja botërore në zi! Është ndarë nga jeta aktori i njohur francez Philippe Leroy, i cili ka luajtur një rol dhe në filmin Sandokan. Aktori, i cili ishte i sëmurë prej disa kohësh, ka ndërruar jetë dje në Romë në moshën 93-vjeçare.Me mbi 200 paraqitje në filma dhe drama, në Itali u bë i famshëm për interpretimin e Leonardo da Vinçit në “Jeta e Leonardo da Vinçit” në 1971 dhe rolin e Yanez në “Sandokan” në 1976. I lindur në Francë në vitin 1930, në një familje aristokrate, ai vendosi të ndërpresë menjëherë lidhjet me të afërmit e tij dhe në moshën 17-vjeçare u nis me një anije për në Amerikë.

Në vitin 1953 u kthye në Evropë dhe u regjistrua në ushtrinë franceze. Ndërsa debutimin e tij në kinematografi e bëri në moshën 30-vjeçare. Më 1 shtator 1990, u martua me gazetaren Silvia Tortora (e cila ndërroi jetë në vitin 2022), e bija politikanit të ndjerë Enzo, me të cilën pati dy fëmijë, Philippe dhe Michelle. Ndërkohë, ai kishte dhe një vajzë tjetër, të lindur nga një lidhje e mëparshme me aktoren Filipine Leroy-Beaulieu./BalkanWeb