Kylian Mbappe ka nënshkruar një kontratë për t’u bashkuar me Real Madridin pasi marrëveshja e tij me Paris St-Germain përfundon më 30 qershor, sipas BBC.
Sulmuesi francez pranoi verbalisht të transferohej në Bernabeu në shkurt dhe më pas njoftoi në maj se do të largohej nga PSG, në fund të sezonit.
Mbappe, 25 vjeç, ka nënshkruar kushtet me Real Madridin dhe do të transferohet në Spanjë kur “La Liga” të nisë më 1 korrik.
Madridi pritet të shpallë marrëveshjen javën e ardhshme dhe të prezantojë zyrtarisht sulmuesin në Bernabeu përpara “Euro 2024”.
Mbappe, fituesi i Kupës së Botës në 2018, është golashënuesi rekord i PSG-së me 256 gola që kur iu bashkua klubit nga Monaco në 2017.
Ai ka rënë dakord për një marrëveshje me Real Madridin deri në vitin 2029, duke fituar 15 milionë euro në sezon, plus 150 milionë euro (128 milionë paund) bonus nënshkrimi që do të paguhet gjatë pesë viteve.
Francezi do të ketë mundësinë të luajë përkrah Luka Modric, mesfushori kroat që do të nënshkruajë një kontratë të re njëvjeçare me klubin./ata