Muaji qershor nisi me një ndër proceset më të rëndësishme vjetore, siç është realizimi i “Censit të pelikanit kaçurrel për Evropën Juglindore”.
Liqeni i Prespës është një ndër habitatet me të rëndësishme për pelikanin kaçurrel.
Administrata Kombëtare e Zonave të Mbrojtura njofton se në zbatim të të gjitha protokolleve të nevojshme, specialistë nga disa prej AdZM-ve në bashkëpunim me ekspertë ornitologë, përfaqësuar nga organizata mjedisore dhe dashamirës të natyrës, janë duke zhvilluar përgjatë këtyre ditëve procesin e vrojtimit dhe numërimit të pelikanit kaçurrel në pikat e paracaktuara./ata