Topi i Artë i fituar në vitin 1986 nga Diego Armando Maradona do të dalë në ankand më 6 qershor, shkruan il messaggero.it.
Ai ishte vjedhur në tetor 1989 nga anëtarët e klanit Camorra të Giuseppe Misso gjatë një grabitjeje në bankën që mbante asetet e Pibe de Oro.
Pas vjedhjes, lojtari tentoi të rimarrë topin, por më pas hoqi dorë.
Ndërkohë, në ato vite, thashethemet për një shkëmbim të pretenduar të trofeut gjatë një loje pokeri u shumëfishuan.
Gjithashtu qarkullonin thashetheme se Maradona i ishte drejtuar klanit Lo Russo për të rikuperuar topin.
Një pikë kthese në këtë rast erdhi në janar 2016.
Pas shtatë vitesh kërkime, kontaktesh me ekspertë të objekteve sportive dhe përpjekjeve për të kontaktuar drejtpërdrejt Maradonën, pronari i galerisë vendosi t’i drejtohej shtëpisë së ankandeve “Aguttes”.
Një vlerësim 3D ka konfirmuar se trofeu i gjetur është pikërisht ai i ngritur nga Maradona në Paris në 1986.
Vlerësimi i çmimit është midis 12 dhe 15 milionë, por vlera e tij simbolike dhe historike mund të tejkalojë shumë çmimin e tij të tregut./ata