Gjatë një vizite në Turqi, kryeministri Kurti është ftuar të vizitojë një ndër krenaritë e industrisë ushtrake aty, kompaninë Baykar të dhëndërit të Erdoganit, aty ku prodhohen Bayraktarët e famshëm që po ndryshojnë rrjedhën e luftrave.

Është vetë ai që shkruan:

“Baykar është kompani pioniere turke në industrinë e mbrojtjes dhe aviacionit. Ajo është kompania e parë turke që ka prodhuar fluturake ushtarake pa pilot apo dronë, siç njihen. Deri tani është e njohur ndërkombëtarisht për prodhimin e dronëve Bayraktar TB-2, të cilët i ka në arsenalin e saj edhe ushtria e jonë.

Sot, në ambientet e kompanisë, u mirëprita nga vëllezërit Bayraktar, Haluk dhe Selçuk. Haluk mban medaljen ‘Shërbim të Shquar’, që njëherësh është edhe mirënjohja më e lartë ushtarake në vendin tonë, për vullnetin, gatishmërinë dhe bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Aty pashë nga afër dhe prototipin e fluturakes luftarake pa pilot të kësaj kompanie, Kizilelma”.

Siç dihet, edhe Kosova ka marrë disa Bayraktarë nga Turqia, gjë që ka shqetësuar Serbinë.  /tesheshi.com/