Më shumë se 100 persona u arrestuan në protestën që një grup kundër mbështetjes së SHBA-së ndaj Izraelit dhe shitjes së armëve Tel Avivit mbajti para shtëpisë së një senatori në New York.
Pas miratimit të paketës së ndihmës prej miliarda dollarësh për Izraelin nga Senati i SHBA-së, një grup anti Izraelit, përfshirë edhe aktivistë hebrenj, u mblodhën para shtëpisë së senatorit Chuck Schumer në New York.
Pjesëmarrësit e emërtuan protestën e tyre me ushqimin tradicional "seder", për shkak se ajo përkoi me festën e Pashkës hebraike (Pesach) dhe mbajtën të veshur bluza me mbishkrimet "Armëpushim i menjëhershëm" dhe "Ndaloni shitjen e armëve Izraelit".
Duke i bërë thirrje sentatorit Senatör Schumer për hedhjen e hapave që Izraelit të mos i shiten armë, protestuesit vazhduan protestën tyre duke bllokuar trafikun në rrugët e New Yorkut.
Ndërkaq, punonjësit e Departamentit të Policisë së New Yorkut (NYPD) që mbërritën në vendngjarje, arrestuan më shumë se 100 protestues pasi demonstruesit nuk donin të hapnin rrugën për trafikun.
Në pamjet e paraqitura në rrjetet sociale, shihet se pjesëmarrësit, përfshirë në mesin e tyre hebrenj të cilët kërkuan t'u jepen fund sulmeve të Izraelit ndaj Palestinës, u vunë në pranga dhe u larguan nga vendi i ngjarjes.
NYPD-ja nuk ndau informacion të detajuar në lidhje me numrin e personave të arrestuar.
Kujtojmë se Senati Amerikan dërgoi në Shtëpinë e Bardhë pasi miratoi paketën e ndihmës së jashtme në vlerë 95 miliardë dollarë, duke përfshirë 61 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe 26 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Izraelin./aa