Produktet e bulmetit kanë një nam të mirë përsa i përket shijes dhe jo më kot. Mund t’i kombinosh me çdo ushqim dhe t’i përdorësh kudo.

Madje shumica prej recetave më të dashura nuk mund as të realizohen, nëse në shtëpi nuk ka qumësht ose kos.

Po aq të mira dhe të shëndetshme janë edhe për organizmin dhe funksionimin e mirë të tij.

Të gjitha nënprodukte të qumështit, por shijet dhe vlerat nga njëra tek tjetra ndryshojnë.

Duke i renditur kështu në klasifikime të ndryshme përsa i përket shëndetit të mirë.

Në këtë artikull,  ju tregojmë vlerat e gjithsecilit dhe kë të zgjidhni për zemër dhe kocka të forta.

Cilin të zgjidhni mes tyre

Qumësht, kos apo djathë, me siguri që i konsumoni të gjitha dhe për të zgjedhur vetëm njërën ose disa prej tyre mund të duket e kotë. Kjo pasi shpesh mendohet se kanë vlera ushqyese dhe ndikim të njëjtë në organizëm.

 

Sipas ekspertëve kjo nuk është e vërtetë, pasi secili prej këtyre produkteve ka një ndikim të ndryshëm. Konsumimi produkteve si djathi apo kosi lidhet më shumë me shëndetin e mirë të zemrës, sipas të dhënave nga Kongresit Evropian për Kardiologjinë në vitin 2018

https://gazetashqiptare.al/2024/06/03/qumesht-kos-apo-djathe-ja-cilin-te-zgjidhni-per-zemer-dhe-kocka-te-forta/#:~:text=N%C3%AB%20studimin%20nga,tyre./AgroWeb.org