Ndryshimet që u bënë në ligjin e Urdhrit të mjekëve nëpërmjet një akti normativ ku ndër të tjera parashikon kufizimin e mjekëve te të punojnë në spitalet publike dhe ato private, kundërshtohet fort nga Urdhri i mjekëve
Zëvendëspresident i Urdhrit të Mjekut, Dritan Trepçe shprehet për Top Channel: Një mjek që kapet i hiqet licenca për 5 vjet. Mjeku del në komision disipline.
Zëvendëspresdienti i Urdhrit te Mjekut shpjegon se marrëdhënia e punësimit të mjekëve duhet rregulluar me kod pune apo me ligjin e kujdesit shëndetësor.
“Ne nuk jemi ent ndëshkues por edukues. Punësimi i mjekëve rregullohet me kod pune”, shprehet Trepçe.
Trepçe thotë se për këto ndryshime janë vënë në dijeni vetëm pas botimit në fletoren zyrtare dhe se urdhri i mjekut nga një ent i pavarur tanimë kalon në varësi të ministrisë së shëndetësisë.
“Kemi kaluar si një shtojcë apo departament i ministrisë së Shëndetësisë”, shton ai.
Së shpejti pritet të mblidhet Asambleja Kombëtare e Urdhrit për të dalë më një qëndrim zyrtar kundër aktit normativ që u miratua në mbledhjen e fundit të qeverisë në 1 gusht./TopChannel