Demenca përfaqëson shkakun e tretë të vdekjes në Evropë dhe i shtati në nivel global, shkruan focus.it.

Pritet që deri në vitin 2025 të ketë mbi 9 milionë njerëz me demencë në Bashkimin Evropian të destinuar të bëhen më shumë se 14 milionë deri në vitin 2050

“Zgjedhjet evropiane janë një mundësi thelbësore për të dëgjuar zërat e të gjithë njerëzve me demencë, anëtarëve të familjes dhe kujdestarëve të tyre’’, theksoi Katia Pinto, presidente e Federatës italiane për Alzheimerin.

‘’Me ‘Alzheimer’s Calls Europe’, ne po nisim fuqishëm një apel për parlamentin Evropian në periudhën pesëvjeçare 2024-2029: Bashkimi Evropian duhet të fillojë ta konsiderojë demencën një prioritet, kështu që qeveritë kombëtare, do të duhet të bëjnë më shumë’’, thekson ajo.

Qytetarët mund ta mbështesin fushatën deri më 7 qershor duke nënshkruar apelin që u bën thirrje liderëve të BE-së që ta bëjnë demencën prioritet në mandatin e ardhshëm, duke zbatuar ‘’Manifestin e Helsinkit’’, i cili përcakton një sërë prioritetesh si për Evropën ashtu edhe për qeveritë kombëtare të individëve./ata