Në Tiranë zhvilloi punimet sot Konferenca e Shoqatës së Universiteteve të Ballkanit.
Në këtë aktivitet të rëndësishëm në fushën e arsimit të lartë, morën pjesë ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, rektori i Universitetit të Tiranës, prof. Artan Hoxha, rektorja e Kolegjit të Evropës, Federica Mogherini, rektori i Universitetit Trakya, prof. Erhan Tabakoğlu, si dhe rektorë e dekanë të universiteteve shqiptare dhe të rajonit e të ftuar të linjës.
Manastirliu, ndau në rrjete sociale momente nga punimet e Konferencës së Shoqatës së Universiteteve të Ballkanit, teksa vuri në dukje rëndësinë e takimit mbi diskutimin e partneriteteve të qëndrueshme mes vendeve në fushën e arsimit.
“Folëm për rëndësinë e partneriteteve të qëndrueshme dhe mbështetjes reciproke për programet e përbashkëta universitare”, tha ministrja.
“Gjithashtu theksuan rëndësinë e bashkëpunimit edhe në fushën e kërkimit shkencor mes vendeve të rajonit dhe më gjerë”, u shpreh Manastirliu./ata