Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi, në një intervistë për mediet ka shpjeguar një pjesë të programit të PD-së për mbështetjen e familjeve të reja.

Duke folur për shifrat e INSTAT, Koduzi tha se “sot Shqipëria ka më shumë vdekje sesa lindje”.

Për të luftuar këtë, vijoi Koduzi, PD në programin e saj parashikon dhënien e bonusit për fëmijët ku për të parin dhe të dytin do jepet 2 mijë euro dhe për të tretin 20 mijë euro.

“Për 30 mijë çifte të reja do të ketë subvencionim të interesave për kredive për shtëpi”, theksoi Koduzi.

Koduzi u shpreh se “problemi më i madh sot i Shqipërisë është plakja. Është tkurja për shkak të emigracionit dhe për shkak të uljes së lindshmërisë. Partia Demokratike motivon çiftet e reja që të lindin, nëpërmjet bonusit për fëmijët, 2 mijë euro fëmija i parë, 2 mijë i dyti dhe 20 mijë euro për fëmijën e tretë. A është reale? Sot që ne flasim, Maqedonia e Veriut bën këtë, por e bën me këste mujore. Jep 100 euro çdo muaj për fëmijë deri në moshën 18 vjeç. Po t’i mbledhësh shkon 20 mijë euro. Ne do e japim bonus të tërë.”/ata