Dy palestinezë u vranë sot nga ushtria izraelite pranë qytetit Tulkarem në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, bazuar në një burim sigurie, të rinjtë palestinezë Abdulfettah Salahaddin Jabere dhe Ahmed Mustafa Rajab, me banim në kampin e refugjatëve Tulkarem, janë vrarë pas një sulmi të armatosur të ushtarëve izraelitë.

Kështu, numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe kolonëve ilegalë hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori 2023 është rritur në 527.

Komiteti Koordinues i Grupeve Palestineze në Tulkarem dënoi sulmin dhe shpalli zi për të rinjtë në qytet.

Dëshmitarët okularë duke folur për Anadolu thanë se forcat izraelite hapën zjarr ndaj një automjeti palestinez në postbllokun ushtarak në perëndim të Tulkaremit.

Dëshmitarët okularë thanë se ushtarët kanë penguar ekipet mjekësore të arrijnë në vendngjarje.

Sipas burimeve lokale, ushtria izraelite ka kryer bastisje në shumë lagje në Tulkarem mëngjesin e sotëm.

Ushtria izraelite vendosi snajperë në çatitë e ndërtesave dhe kontrolloi shtëpitë./aa