Shtegu i Ngjyrave, pjesë e Parkut Natyror Korab-Koritnik vijon të mbetet destinacioni më i preferuar i turizmit malor për turistët vendas e të huaj.
Peizazhi mahnitës dhe fusha me lule shumëngjyrëshe janë magjia tërheqëse e turistëve për t’u dashuruar me këto pllaja malore.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga ky shteg, duke ftuar të pasionuarit pas ngjitjeve në mal ta vizitojnë atë.
“Pamje të Shtegut të Ngjyrave që i prijnë udhën lëndinave të mëdha alpine shqiptare që qershori i vesh me gjithfarë lulesh e që e kanë futur Kukësin në destinacionet e preferuara të turistëve që vizitojnë Shqipërinë”, shkruan Rama.
Shtegu i Ngjyrave fillon nga Shishtaveci deri në Çajë. Ai është 13 km i gjatë dhe ndodhet edhe trekëndëshi ndërkufitar Kosovë-Shqipëri-Maqedoni e Veriut. Ai është i përshtatshëm edhe për zhvillimin e sportit Mountine Bike. Gjatë gjithë shtegut deri në Çajë të shoqërojnë lulet shumëngjyrëshe që ndodhen në këtë livadh alpin./ata