Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me SHRFT-në dhe Real Madrid Foundation po zhvillojnë në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” kampin sportiv, që ka si qëllim zbulimin e talentëve të rinj.

Kampi do të zhvillohet në data 3 – 8 qershor dhe do të jetë i fokusuar tek lojtarët deri në moshën 12 vjeç, ndërsa do të testohen rreth 70 futbollistë.

Kampi sportiv në “Shtëpinë e Futbollit” po ndiqet nga afër edhe nga Drejtori Teknik i SHRFT-së, Igli Mumajesi dhe nga përfaqësuesi i Real Madrid Foundation, Victor Lope Pach.

Nga ky kamp do të përzgjidhen futbollistët më të talentuar dhe do t’i jepet mundësia për t’u testuar edhe në Madrid, në një prej akademive më prestigjoze në botë si ajo e Realit të Madridit./BalkanWeb