Në kuadër të fushatës së ndihmës për të prekurit nga tërmetet në Türkiye, Beşiktaş nesër do të zhvillojë një ndeshje humanitare me klubin spanjoll, Atletico Madrid.

 

Ndeshja që do të luhet në kuadër të fushatës "Së bashku për Türkiye-n" në Vodafone Park në Istanbul.

 

Të ardhurat nga shitja e biletave do të përdoren në shkollat ​​që klubi turk "bardh e zi" do të ndërtojë në zonën e tërmetit.

 

Më 6 shkurt dy tërmete me intensitet 7.7 dhe 7.6 ballë goditën 11 provinca turke - Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Elazığ, Hatay, Gaziantep, Kahramanmaraş, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Şanlıurfa, duke shkaktuar rreth 50 mijë viktima.

 

Më shumë se 13.5 milionë njerëz në Turkiye u prekën nga tërmetet shkatërruese si dhe shumë të tjerë në veri të Sirisë./AA