Alfa Romeo, Fiat apo Lancia, makinat ikonike të viteve ’70-’80 parakaluan në kalldrëmet e gurta të Gjirokastrës. Shumë qytetarë patën mundësi të bëjnë foto por dhe të flasin nga afër me koleksionistët që i ruajnë me fanatizëm këto automjete.

Parada e makinave retro, me pjesmarrjen e 47 koleksionisteve italiane dhe 22 makinave vjen nga Bari për të dhuruar spektakël në pazarin e Gjirokastrës.

“Shumë e bukur Shqipëria, po kënaqemi dhe dëshirojmë të kthehemi sërish”, tha një turiste.

Parada retro organizohet në kuadër të Javës së Kulturës Italiane dhe pas Gjirokastrës do të jetë në Sarandë.

“Java e Italise nisi dhe ne Gjirokaster. Zgjodhëm pazarin se është pjesa më e vizituar nga turistet. Makinat vijnë nga Bari, 22 makina dhe 47 persona që i shoqërojnë. Pas Gjirokastrës parada retro nesër do jetë në Sarandë”, shprehet Konsulli i nderit i Italisë në Gjirokastër, Teodor Bilushi.

 

Java e Kulturës Italiane do të jetë e mbushur me aktivitete që përfaqësojnë më të mirën e kësaj kulture. Nga Tirana në Gjirokastër, nga Saranda në Gramsh, nga Vlora ne Shkoder, do te shfaqen ekspozita, konferenca dhe koncerte./Shqiptarja