E shtuna do të jetë festë në Pazarin e Ri të Tiranës. Bashkia Tiranë ftoi qytetarët të mos humbasin aktivitetet e përgatitura me muzikë e atmosferë fantastike, të cilat do të nisin prej orës 10:00 e do të vazhdojnë deri në 15:00.

Këtë të shtunë, Merkata e Gjelbër do të kthehet në një skenë të gjallë dhe energjike me një festë të veçantë muzikore që do të zgjasë gjatë gjithë ditës. DJ të njohur do të performojnë, duke ofruar ritme të ndryshme që do të krijojnë një atmosferë unike.

Në mes të tregut, të rrethuar nga aromat dhe ngjyrat tradicionale, do të keni mundësinë të shijoni një miks unik të muzikës moderne dhe kulturës tradicionale. Ky eveniment është një mundësi e shkëlqyer për të kaluar një ditë të bukur me miqtë dhe familjen tuaj, duke shijuar muzikën dhe atmosferën e veçantë të Pazarit të Ri.

Oriental Vibe në Pazarin e Ri do të nisë me performancën e On.Play, me pas do të vazhdojnë Xixavega nga Franca dhe në fund do të performojë Xola.

Bashkia bëri me dije se do të jetë një ditë plot ritme, energji dhe kënaqësi./ata