Një snajper i ushtrisë izraelite qëlloi dhe plagosi një nënë e cila doli të kërkonte ushqim për fëmijët e saj në Rripin e Gazës dhe se gruaja palestineze humbi këmbën e saj në sulm.

Gazetari palestinez, Enes al-Sharif në një postim nga llogaria e tij në median sociale tha se një nënë që doli të kërkojë ushqim për fëmijët e saj në rajonin Jabalia në veri të Gazës, u qëllua në këmbë nga snajperi izraelit.

Ai theksoi se në sulmin në fjalë, gruas iu këput këmba në vendngjarje ndërsa nuk ka dhënë informacion lidhur me situatën e fundit të nënës palestineze.

Gazetari palestinez ka ndarë pamjen që tregon momentet pas sulmit të kryer rreth dy javë më parë.

Në pamje gruaja palestineze me një këmbë të këputur shihet në mes të rrugës në gjendje gjysmë të vetëdijshme. Po ashtu në kamera paraqitet se dy persona në zonë e marrin gruan palestineze në mesin e të shtënave dhe e dërgojnë në një zonë të sigurtë.

Ushtria izraelite kreu sulme intnensive nga ajri dhe toka në Jabalia për rreth 20 ditë. Për shkak të këtyre sulmeve mbi 100 mijë palestinezë që ndodheshin në zonë u detyruan të migrojnë në rajone të tjera të Gazës.

Shkatërrime të rënda u shënuan në Jabalia ku ushtria izraelite u tërhoq pas rreth 20 ditësh./aa