Qytetarët e Bashkimit Evropian (BE) kanë filluar të votojnë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Evropian për një mandat 5-vjeçar.
Estonezët ishin të parët që dolën në kutitë e votimit më 3 qershor, me votim të hapur deri më 9 qershor.
Holandezët pasojnë sot, ku qendrat e votimit u hapën në orën 07:30 sipas kohës lokale dhe votuesit kanë kohë deri në orën 21:00 për të votuar.
Irlandezët dhe çekët do të votojnë nesër, ndërkohë Çekia do të vazhdojë të votojë deri më 8 qershor.
Malta, Letonia, Sllovakia dhe Italia do të votojnë më 8 qershor, ndëra Italia ka dy ditë për të votuar.
Pjesa tjetër e Evropës; Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Administrata e Qipros Greke, Hungaria, Lituania, Luksemburgu, Portugalia, Polonia, Rumania, Sllovenia, Spanja dhe Suedia do të drejtohen në qendrat e votimit të dielën, më 9 qershor.
Miliona në të gjithë BE-në do të votojnë më 6-9 qershor për përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Evropian, organi i vetëm i zgjedhur drejtpërdrejt i bllokut evropian dhe legjislatura e vetme transnacionale e zgjedhur drejtpërdrejt në botë.
Gjithsej 720 ligjvënë, ose eurodeputetë do të zgjidhen për një mandat 5-vjeçar, të cilët më pas do të zgjedhin një president të Parlamentit Evropian, një post që aktualisht mbahet nga Roberta Metsola./aa