“Motivi i jetës time” është koncerti recital që po mban sot këngëtari i mirënjohur Alban Skënderaj në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga ky koncert dhe atmosfera elektrizuese e krijuar në stadiumin “Air Albania”.
Koncerti “Motivi i jetës time” përkon dhe me fillimin e karrierës së Alban Skënderaj si artist 20 vjet më parë.
Mbi 24 mijë bileta janë shitur për koncertin e sotëm të Alban Skënderajt, ndërkohë që bëhet e ditur se kërkesa ishte edhe më e lartë, përtej kapaciteteve të stadiumit “Air Albania”.
Më herët, në një konferencë për shtyp Alban Skënderaj u shpreh se “ishte momenti për të bërë diçka të madhe”./ata